Në Bullgari personat e infektuar me HIV janë 2-3 herë më shumë se të regjistruarit zyrtarisht, tha për BTA Doc. Tonka Vërleva, anëtare e Komitetit të Planifikimit Strategjik pranë Bordit të Fondit Global për Luftën kundër SIDA-së. Nga fillimi i vitit në Bullgari u regjistruan 299 persona HIV pozitivë, më shumë se 1/4 e tyre janë të huaj, pjesa më e madhe janë nga Ukraina. 80-90 për qind e pacientëve janë të infektuar seksualisht, thekson Vërleva.
Të gjithë të regjistruarit marrin terapi antiretrovirale. Puna vazhdon për të zhvilluar një vaksinë kundër HIV-it, por procesi pengohet nga ndryshueshmëria e shpejtë e virusit. Në botë më shumë se 6 milionë njerëz nuk e dinë se janë të infektuar me HIV, shton Vërleva në lidhje me 1 dhjetorin, Ditën Botërore të Luftimit të SIDA-së.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..