Ka një rritje të numrit të njerëzve nga e gjithë Evropa që merren me trafikimin e migrantëve në territorin e Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur ministri i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev gjatë kontrollit parlamentar.
Sipas tij, më pak janë rastet me aktgjykime të plotfuqishme – më pak se 5 për qind e aktakuzave të paraqitura. Dënimet më të zakonshme janë dënimi me kusht dhe gjobë.
Që nga fillimi i vitit, u zbuluan më shumë se 2600 raste për të transferuar persona përmes kufirit bullgar. “Në mesin e tyre ka edhe qytetarë të Italisë dhe Polonisë, gjë që është për t’u habitur”, theksoi Demerxhiev. Sipas tij, shkak janë sanksionet e ulëta dhe fakti që jo të gjitha aktet janë të kriminalizuara.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..