301 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 227 nga një ditë më parë. Mbi 59% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.1% e 4 899 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë u ul me 36 në 3836. Në spitale u shtruan 82 të infektuar. 52 nga të sapo pranuarit ose 63.41% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me një në 367. Janë 34 të infektuar në terapi intensive.
Pesë persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur gjatë harkut të shënuar kohor. Tre nga të vdekurit nuk janë imunizuar. 332 veta u shëruan të martën. Janë administruar 126 vaksina.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..