Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe vallëzimin e akullit. Më parë trimat i bekoi At Dimitri nga kisha “Shën Kryeengjëlli” dhe kortezhi me daulle dhe këngë u nis për në Urën Çerkovski të lumit. U mbajt edhe rituali i hedhjes dhe nxjerrjes së Kryqit të Zotit nga ujërat. Ndryshe nga vitet e tjera, moti në Kallofer sot është i butë dhe e ashtuquajtura “valle e akullt” u krye në temperatura shumë më të favorshme.
Më 6 janar Kisha Ortodokse kremton një nga festat e saj më të mëdha - Theofaninë - me shërbesa solemne. Festohet pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, ku Zoti zbulon natyrën e tij trinike.Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...