Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes së urrejtjes ndaj bullgarëve dhe ndaj gjithçka bullgare. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili asistoi në hapjen e Festivalit “Surva” në Pernik. Ai vuri në dukje se Bullgaria pret që bullgarët e Maqedonisë të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe shtoi: “Nëse vendi vazhdon të bllokojë pjesëmarrjen bullgare në çfarëdo forme, ai po bllokon veten për BE-në”.
Sa i përket mekanizmit për hetimin e kryeprokurorit që u miratua në lexim të parë, Rumen Radev komentoi se nëse ndryshimet do të ishin vërtet prioritet, ato do të diskutoheshin në fillim të këtij parlamenti, e jo kur ditët e tij janë të numëruara.
Në lidhje me referendumin e propozuar nga “Ka një popull të tillë” për një republikë presidenciale, presidenti tha se nëse ai vetë synon të ndryshojë formën e qeverisjes, do ta deklarojë vetë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..