Qeveria e përkohshme vendosi që vendi ynë t’i japë Turqisë ndihma humanitare në kuadër të mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, me vlerë rreth 800 mijë euro. Ajo përfshin tenda me kapacitete të ndryshme për të akomoduar të dëmtuarit e tërmetit, kondicionerë të lëvizshëm, karrige dhe tavolina të palosshme, batanije termale, jastëkë, shtretër kampingu, furgona për nevoja banimi me sipërfaqe të ndryshme katrore. Nën të njëjtin mekanizëm, Bullgaria dërgon gjithashtu ndihmë në Siri me kërkesë të qeverisë së Bashar al-Asad. Drejtoria kryesore “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë” e Ministrisë së Brendshme dhe Kryqi i Kuq i Bullgarisë ofrojnë një tendë të parafabrikuar, batanije të ngrohta, komplete çarçafësh me vlerë pak mbi 45 mijë euro. Ndihma humanitare do të transportohet me mbështetjen financiare të KE-së.
Në të njëjtën kohë, Kryqi i Kuq i Bullgarisë transferoi gjysmë milioni euro të tjera nga fondet e mbledhura në kuadër të Fushatës Kombëtare për të ndihmuar të dëmtuarit e tërmeteve në Turqi dhe Siri. U siguruan suplementarisht 300 000 euro të tjera për Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe 200 000 për Gjysmëhënën e Kuqe Arabe Siriane, përmes Apelit Urgjent të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Me këtë, shuma totale e transferuar për dy vendet e prekura arrin në 900 mijë euro.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..