Komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore përmes mjeteve politike, tha Presidenti Rumen Radev para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Sfida e madhe para bashkësisë ndërkombëtare është që të mos lejohet që lufta në Evropë të pranohet si një fenomen normal. Kontradiktat e thella midis Rusisë dhe Ukrainës vështirë se do të zgjidhen me luftë. Aq më pak kjo luftë mund të çojë në paqe të qëndrueshme. Fatkeqësisht, zërat nga të dyja palët për fitore, pavarësisht nga viktimat, shkatërrimet dhe kostoja e tyre, po mbytin gjithnjë e më shumë thirrjet për paqe. Është gjithashtu domethënëse që në mes të luftës në Ukrainë, Konferenca e Munihut u kujton pjesëmarrësve moton e saj - "ndërtimi i paqes përmes dialogut". “Çdo ditë e kësaj lufte është një kërcënim për paqen botërore dhe efektet dytësore të saj po marrin peng sistemet ekonomike dhe sociale të të gjitha vendeve evropiane”, theksoi Presidenti.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..