Ministri i Energjetikës, Rosen Hristov, ka hedhur poshtë informacionin e përhapur në media se “Bullgaria po i jep Ukrainës pajisjet e termocentralit “Belene” dhe e cilësoi atë si spekulim. Në një mesazh të Ministrisë së Energjetikës thuhet se qeveria e përkohshme nuk do të marrë vendime të tilla që i merr vetëm parlamenti. “Ka vetëm interesim nga pala ukrainase”, thekson ministri Hristov në komunikatën për media. Në vizionin e propozuar për zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike, qeveria e përkohshme parashikon ndërtimin e 4 kapaciteteve të reja bërthamore - 2 reaktorë në kantierin e centralit në “Belene” dhe 2 në centralin “Kozlloduj”. Për më tepër, para se të shpërndahej, Kuvendi Popullor e detyroi qeverinë të ndërtojë një pajisje të re me reaktorin amerikan AP-1000 në kantierin në centralin "Kozlloduj".
Bullgaria është ende e varur nga Rusia në fushën e energjetikës bërthamore
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..