Hitleri nuk theu vendimin e Mbretit Boris III për të mos lejuar dëbimin e asnjë subjekti bullgar jashtë kufijve të Bullgarisë. Populli dhe vendi bullgar i rezistuan një orvatje të pabesueshme me vlerë të madhe historike duke mos lejuar që asnjë hebre bullgar të vdiste në kampet e përqendrimit apo të vritet në Bullgari, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e ekspozitës në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, për 80-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne duhet ta mbajmë të pastër kujtimin e së kaluarës. Është detyra jonë ta mbrojmë këtë kapital moral”, shtoi Radev.
Pas hapjes, presidenti udhëhoqi një procesion të përbërë nga diplomatë dhe zyrtarë tek pllakat përkujtimore të shpëtimtarëve të hebrenjve bullgarë, ku u vendosën kurora dhe lule.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..