Në vitin 2022 u neutralizuan 84 grupe të organizuara kriminale, që është një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2021. Kështu thuhet në një raport të Drejtorisë kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është konstatuar gjithashtu se janë ndërprerë dy kanale për trafik heroine nga Turqia për në Evropë dhe një për trafik marihuane nga Bullgaria për në Turqi. Janë sekuestruar mbi 71 kg heroinë, mbi 2 kg kokainë, mbi 360 kg marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike. Janë ndaluar 95 persona të përfshirë në aktivitetet e grupeve që mbështesin migrimin ilegal.
Një rritje prej 20% shënuan edhe kontrollet kundër krimit kibernetik. Qasja në më shumë se 4000 objekte të së drejtës së autorit (filma, muzikë, prodhime televizive dhe softuer) është pezulluar.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..