Pesë apo gjashtë forca politike do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Qendra për Analizë dhe Marketing. Sipas sondazhit, koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" merr miratimin më të madh me 25.7%, i dyti është koalicioni GERB-SDS me 24.7%. Pasojnë katër formacione të tjera – Lëvizja për të drejtat dhe Liritë /DPS/ me 13.8%, "Vëzrazhdane" me 12.5%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ me 8.1% dhe "E Majta" /Levica/ me 4% - sa është barriera parlamentare. “Ka një popull të tillë” (ITN) me 2,9% dhe “Ngritja bullgare” me 2,8% mbeten jashtë Kuvendit Popullor. Pjesëmarrja në votime pritet të jetë e ngjashme me atë të votimeve të mëparshme, pra më 2 prill do të votojnë rreth 2.7 milionë njerëz. 42.1% e të pyeturve nëse do ta ushtrojnë të drejtën e votës kanë vendosur tashmë se për kë do të votojnë dhe 16% ende hezitojnë. Sondazhi është kryer me porosi të vet në periudhën 16-19 mars 2023 në mesin e 1021 shtetasve të rritur përmes një interviste ballë për ballë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..