Mbi 18% prej të rinjve bullgarë nga mosha 15 deri në 30 vjeç as nuk punojnë e as nuk arsimohen dhe kjo krijon një sfidë të madhe, tha kreu i Delegacionit të Socialistëve Bullgarë në Parlamentin Evropian, Petër Vitanov, në hapjen në Sofje të një tryeze të rrumbullakët "Punë për të rinjtë, të rinjtë në punë". Ai theksoi se vendi ka norma relativisht të ulëta të papunësisë tek të rinjtë në krahasim me nivelet në Evropë, por edhe shumë më tepër të rinj joaktivë dhe indiferentë. Edhe në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit pamë se vetëm 15% e të rinjve votuan sepse nuk ndjehen të përfaqësuar ose nuk e shohin rolin e tyre në proceset politike, komentoi Vitanov.
60% e bullgarëve besojnë se sistemi arsimor nuk i përgatit aq mirë të rinjtë që ata të gjejnë lehtësisht një punë, tha në forum Evelina Sllavkova nga agjencia Trend. 42% e të anketuarve besojnë se shteti është i detyruar të gjejë punë për të rinjtë, dhe 51% besojnë se kjo është një përgjegjësi personale.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..