Tentativa për vrasjen e akuzuesit numër një është e barabartë me një akt terrorizmi. Dënojmë aktin e kryer terrorist dhe insistojmë në hetimin sa më të shpejtë, zbulimin e fajtorëve dhe shpalljen e dënimeve, deklaroi partia “Vëzrazhdane” pas sulmit kundër autokolonës së Ivan Geshev.
“Ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev është kryer një sulm. Ajo që është akoma më e neveritshme është se bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm në makinë kanë udhëtuar bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Sulmi nuk është vetëm kundër një personi, por ndaj njërës prej institucioneve të shtetit”, ka shkruar në Facebook Sllavi Trifonov, lideri i “Ka një popull të tillë”.
“Veprimi kriminal është kryer menjëherë pas vizitës në Ukrainë, ku zoti Geshev deklaroi se nëse presidenti rus Vladimir Putin shkel këmbën në Bullgari, ai duhet të ndalohet dhe të dorëzohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, komentoi eurodeputeti nga GERB-SDS në Facebook Aleksandër Jordanov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..