Bullgaria duhet t’i japë ndihmë Ukrainës për të vazhduar kundërsulmin dhe për të çliruar territoret e saj të pushtuara. Kështu deklaroi ministri i ri i mbrojtjes Todor Tagarev në ceremoninë e hyrjes në detyrë. Kjo do të bëhet në kuadër të vendimeve aleate dhe zbatimit rigoroz të vendimeve të parlamentit, theksoi ministri.
“Ne do të kemi siguri kur pushtuesi i fundit do të largohet nga kufijtë e Ukrainës dhe synimet agresive të Kremlinit bllokohen. Vetëm në këtë mënyrë do të garantohen vendi, rajoni dhe e ardhmja jonë”, tha Tagarev.
Ai do të trajtojë çështjen e marrëdhënieve civilo-ushtarake pasi, sipas tij, është veçanërisht e dukshme që ka sfida serioze në garantimin e tyre.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..