Largimi i prokurorit të përgjithshëm është një hap i mirë, por reformat institucionale duhet të vazhdojnë. Nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, shpresojmë që të mos ketë kryeprokuror të ardhshëm, tha për “Nova Tv” bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Sipas tij, në Kuvendin Popullor duhet të ngrihet një komision për të kontrolluar imunitetet e kërkuara parlamentare, përfshirë edhe atë të Petkovit. Komisioni do të nxjerrë absolutisht të gjitha dokumentet, në mënyrë që njerëzit të shohin nëse prokurorët nuk po përdoren si shkop politik. Çdo prokuror që tenton të bëjë një lëvizje politike duke pretenduar imunitet do të dalë në dritë, premtoi Petkov. Ai theksoi se reforma e radhës madhore që do të bëhet është në shërbimet e sigurisë kombëtare.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..