Policë të dërguar me shërbim nga brendësia e vendit do të ndihmojnë për të garantuar një verë të sigurt përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi, njoftoi para BNR-së komisari i lartë Kallojan Kallojanov, shef i Drejtorisë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Burgas.
Sipas tij, parashikimet janë për të paktën 4.5 milionë regjistrime turistësh – prej tyre 600 mijë nga Rumania dhe 150 mijë nga Britania e Madhe.
Krimet më të zakonshme në det janë vjedhja dhe sjellja e çrregullt pas përdorimit të alkoolit, tha gjithashtu komisari i lartë.
Ai theksoi se në hotelet ku janë akomoduar refugjatët e luftës në Ukrainë nuk janë regjistruar pothuajse asnjë shkelje.
Kontigjenti kryesor kriminal janë shtetas bullgarë të ardhur nga qytete të tjera të vendit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..