80 mijë persona u përpoqën të kalonin kufirin bullgaro-turk në 6 muajt e parë të 2023-ës, deklaroi për BTA ministri i brendshëm Kalin Stojanov. “Rritja është 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo tregon se presioni i migracionit është jashtëzakonisht i rëndë”, thekson ai. Ministri i konsideron burimet e “Policisë Kufitare” të pamjaftueshme, por ka një ide sesi do të shtrëngojë ndjeshëm kufirin me forcë fizike në muajt në vijim.
Çfarëdo që të arrijë MPB si rezultat, nëse nuk merremi me migrimin ilegal dhe luftën në rrugë, gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë, thekson Stojanov.
Ministri ka urdhëruar shtimin e shpejtë të procedimeve paraprake të nisura ndaj shoferëve që drejtojnë vetura pas përdorimit të alkoolit ose drogës.
Po hetohet edhe korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit, sepse lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e MPB-së, thotë Stojanov.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..