Pas kthimit të tij nga Rumania, kryeministri Nikollaj Denkov i cilësoi komentet e presidentit Rumen Radev për luftën në Ukrainë si një provokim. Denkov theksoi se në asnjë mënyrë nuk mund ta konsiderojë “si kërcënim për sigurinë tonë kombëtare dërgimin e transportuesve të blinduar, të cilat nuk janë përdorur asnjëherë dhe janë në depo për më shumë se 40 vjet”.
Arsyeja e komentit të tij ishte fjalimi i presidentit Rumen Radev në hapjen e tubimit të Krijimtarisë Kombëtare të Rozhenit, në të cilin ai kritikoi qeverinë. Radev theksoi se është “koha e duhur që të fillojmë të mendojmë me maturi dhe objektivitet për luftën në Ukrainë dhe për qëndrimin tonë ndaj saj”. Ai theksoi se dërgimi i ndihmës ushtarake në Ukrainë nuk rrit sigurinë e Bullgarisë, por çon në zgjatjen e luftës dhe shumëfishimin e viktimave dhe shkatërrimeve.
Presidenti komentoi edhe zgjedhjen e kryetarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit Popullor dhe i cilësoi ato si “pushtet kundrejt legjitimitetit në kurriz të votuesit të mashtruar bullgar”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..