Kosi bullgar është futur në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura me origjinë, njoftoi në Bruksel ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. "Ky produkt tradicional bullgar po na bën të famshëm në mbarë botën për shkak të vetive të tij të dobishme dhe me përfshirjen e tij në regjistër si emërtim i mbrojtur i origjinës, krijohen kushte shtesë për popullarizimin e tij," tha ai.
Regjistrimi do t'u japë përpunuesve një avantazh konkurrues në treg dhe për konsumatorët do të ketë një garanci shtesë për origjinën dhe cilësinë e produktit.
Qumështi ynë i thartë është produkti i dytë bullgar i regjistruar zyrtarisht si emërtim i mbrojtur i origjinës në nivel evropian pas "mjaltit manov i Stranxhës" /ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i cili mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/.Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..