Kosi bullgar është futur në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura me origjinë, njoftoi në Bruksel ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. "Ky produkt tradicional bullgar po na bën të famshëm në mbarë botën për shkak të vetive të tij të dobishme dhe me përfshirjen e tij në regjistër si emërtim i mbrojtur i origjinës, krijohen kushte shtesë për popullarizimin e tij," tha ai.
Regjistrimi do t'u japë përpunuesve një avantazh konkurrues në treg dhe për konsumatorët do të ketë një garanci shtesë për origjinën dhe cilësinë e produktit.
Qumështi ynë i thartë është produkti i dytë bullgar i regjistruar zyrtarisht si emërtim i mbrojtur i origjinës në nivel evropian pas "mjaltit manov i Stranxhës" /ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i cili mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..