Konferenca vjetore e Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit do të mbahet me titullin "Fjala - 1160 vjet lavdi, forcë, dritë".
Sot në Sofje do të dekorohen nxënës në konkursin ndërkombëtar arsimor “Gjurmët e veprës së Kirilit dhe Metodit nëpër botë”, organizuar nga Qendra Shkencore “Kirili dhe Metodi” në Akademinë Bullgare të Shkencave. Të nesërmen në Karllovo - vendlindja e heroit kombëtar Vasill Levski, do të prezantohen rezultatet e videokonkursit me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së tij, si dhe përkthimi i librit "Levski në sytë e fëmijëve".
Κonferencën do ta nderojnë ministra dhe deputetë aktualë dhe ish, kryetari i komunës së Karllovos, Emill Kabaivanov dhe mysafirë të tjerë zyrtarë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..