Kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Petër Todorov, jep dorëheqje, njoftoi ai vetë për BNR. Ndër arsyet e tij ai veçoi pamundësinë e punës në situatën aktuale. Dorëheqjen e kryesekretarit e ka kërkuar Ministri i Punëve të Brendshme, Kalin Stojanov, pas vrasjes së Aleksej Petrovit, për shkak të mungesës së besimit dhe zbrazëtirave në organizimin e punës dhe kontrollit në MPB. Presidenti Rumen Radev zyrtarisht refuzoi lirimin e kryesekretarit, pasi sipas tij kërkesa ka qenë “tërësisht politike dhe një vazhdimësi e spastrimit të plotë në institucion”. Në përgjigje, Ministri i Brendshëm tha: "Do të vazhdojmë të punojmë vështirë".
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..