Parlamenti Evropian konfirmoi kandidaten bullgare Iliana Ivanova për komisionere evropiane. Kandidatura e saj për Komisioneren Evropiane për Inovacionet, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë u miratua me 522 vota “pro”, 27 “kundër” dhe 51 “abstenime”. Votimi ishte i fshehtë.
Ky post u lirua para kohe nga Maria Gabriel, e cila u zgjodh zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme dhe kryeministre e rotacionit e Bullgarisë.
Iliana Ivanova ishte eurodeputete nga viti 2009 deri në vitin 2012. Nga viti 2013 derisa qeveria bullgare e emëroi atë për postin e komisioneres evropiane, ajo ishte përfaqësuese e Bullgarisë në Gjykatën Evropiane të Auditorëve në Luksemburg, kujton BTA.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..