Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Panairi Ndërkombëtar Teknik 2023 në Plovdiv

Foto: Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit

Edicioni i 77-të i Panairit Ndërkombëtar Teknik të Plovdivit do të mbahet deri më 17 shtator. Në Qytezën e Panairit prezantohen mbi 200 kompani nga 14 vende. Ekspozita paraqet teknologji të reja për ndërtimin ekologjik, inxhinierinë mekanike, energjinë, teknologjitë digjitale për shtëpinë dhe tregtinë, makineritë e rënda, makinat hibride dhe autobusët elektrikë, ndërtimin e avionëve dhe zhvillime  hapësinore. Për herë të parë në Panairin e Plovdivit prezantohet modeli i një kamioni për transport rrugor dhe hekurudhor të një gjiganti gjerman të ndërtimit të hekurudhave. Komisioni Evropian ka gjithashtu një stendë kushtuar 30 vjetorit të krijimit të tregut të bashkuar evropian. Më 15 shtator do të jepen Medaljet e Artë të Panairit të 77-të Ndërkombëtar të Teknologjisë 2023.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..

botuar më 25-11-10 4.03.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD