Qeveria anuloi vendimet e kabineteve të mëparshme të vitit 2018 dhe 2012 lidhur me ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari - "Belene". Vendimet i referohen shpalljes së zonës së centralit të Belenës si objekt me rëndësi kombëtare dhe zhvillimit të negociatave me investitorët dhe prodhuesit e mundshëm të pajisjeve. Me vendimin e sotëm të kabinetit, caktohet ministri i energjisë që të marrë masa për përfundimin e procedurës së shpallur nga Kompania Elektrike Kombëtare për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene” dhe njoftimin e kandidatëve të preferuar për paraqitjen e ofertave, me të cilët ishte nënshkruar një marrëveshje e konfidencialitetit.
Më 21 gusht në Athinë, në një takim midis kryeministrit Nikollaj Denkov dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, pala ukrainase konfirmoi interesin e saj për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga centrali i parealizuar “Belene” dhe pajisjet e tyre.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..