Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji të re të mbrojtjes për Bullgarinë që u publikua për diskutim publik. Në të theksohet se mbrojtja e Bullgarisë kryhet në kuadër të mbrojtjes kolektive të NATO-së dhe në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së. Misioni kryesor i Forcave tona të Armatosura nuk është vetëm mbrojtja, por edhe parandalimi. “Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës shkeli parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, dëmtoi seriozisht arkitekturën e sigurisë evropiane dhe ndryshoi faktorët që kontribuuan për një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë në Evropë. Rritja e rreziqeve dhe kërcënimeve globale dhe të ndërlidhura nuk përjashtojnë mundësinë e cenimit dhe shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti anëtar të NATO-së dhe BE-së”, theksohet në draft. Vihet në dukje se shpenzimet minimale të mbrojtjes duhet të jenë 2% e PBB-së. Të paktën 20% e shpenzimeve vjetore të mbrojtjes duhet të jenë për armë dhe pajisje të reja. Dokumenti i ri ka një horizont veprimi deri në vitin 2033.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..