Presioni i shtuar i qeverisë bullgare ndaj kompanive ruse bëri që “Lukoil” të nisë një procedurë për shitjen e rafinerisë së naftës në Burgas, tha për “Financial Times” ministri bullgar i financave Asen Vasilev. Tashmë ka “shenja interesi” nga një blerës potencial. Vetëm pas përfundimit të marrëveshjes, tatimi mbi fitimin për rafinerinë do të ulet nga 60% në 15%. Rreth 500 milionë euro do të kushtojë kalimi i prodhimit në naftë jo-ruse, shkruan botimi.
Kryeministri Nikollaj Denkov komentoi se nuk është e qartë nëse interesimi i shprehur për rafinerinë do të përfundojë me blerje dhe gjithçka varet nga pronari “Lukoil Bulgaria”. “Kur bëhet fjalë për një aset kaq të madh, ka mjaft faza përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare e suksesshme”, shtoi kryeministri.
“Lukoil” Burgas është rafineria më e madhe ruse në Evropën Juglindore. Kompania eksporton më shumë se gjysmën e prodhimit të saj, ku shumica e karburantit dizel shkon në Ukrainë, saktëson “Financial Times”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..