Pas akteve terroriste të “Hamasit” kundër Izraelit dhe operacionit ushtarak që po përgatitet, nuk presim një rritje të valës së refugjatëve së fundmi nga ky rajon, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Ai shtoi se për momentin detyra kryesore është e shërbimeve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat po monitorojnë situatën. “Ne jemi të gatshëm, në se rreziku rritet, të ofrojmë më shumë forca dhe mjete për të mbrojtur kufirin”, theksoi ai.
Lidhur me informacionet se avionët luftarakë rusë do të fluturojnë mbi Detin e Zi, TodorTagarev tha se ky është një mesazh i ri provokues nga Kremlini, por nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë. “Gjatë disa viteve të fundit, avionët rusë kanë fluturuar rregullisht në këtë hapësirë që të angazhojnë forcat mbrojtjese ajrore të NATO-s. Nuk ka dallim të madh me situatën aktuale”, komentoi ministri.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..