Nuk ka asnjë arsye të mirë se pse pranimi i Bullgarisë në Shengen nuk duhet të jetë një fakt deri në fund të vitit, tha Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov gjatë Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Luksemburg. Ai iu referua raportit të publikuar të Komisionit Evropian se Bullgaria dhe Rumania kanë bërë përparim të rëndësishëm në futjen e procedurave të shpejta për dhënien e azilit dhe kthimin e emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në BE. Stojanov theksoi se javën e ardhshme kryeministri Nikollaj Denkov do të bëjë një vizitë shumë të rëndësishme në Austri për çështjen e Shengenit.
Ministri i Migracionit i Holandës, Eric van der Burg, deklaroi se nuk ka gjasa që Haga të heqë veton për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen në një të ardhme të afërt. Ai kërkoi përsëri një komision të BE-së që të mbërrijë në Bullgari dhe të japë një vlerësim të pavarur të gatishmërisë së vendit për anëtarësim në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha për BNR se është optimiste për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në dhjetor.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..