Bullgaria shënon Ditën Botërore të SIDA-s me një sërë iniciativash. Dita shënohet që nga viti 1988 me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përqendrohet vëmendja e shoqërisë në përhapjen e sëmundjes, si dhe për të luftuar paragjykimet ndaj bartësve të virusit.
Nga fillimi i këtij viti në Bullgari janë konstatuar 228 persona të rinj HIV seropozitiv, ndërsa për periudhën 1986 – 24 nëntor 2023 personat e regjistruar në Bullgari me HIV janë gjithsej 4276. Po vazhdon tendenca që numri i meshkujve të sapo regjistruar të jetë shumë herë më i madh se ai i femrave të infektuara. 90.8% e të saporegjistruarve janë infektuar seksualisht. Shumica e të infektuarve rishtazi me HIV janë kryesisht në qytetet e mëdha - Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, raportoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal-Kjustendill.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..