Për të dymbëdhjetën vit radhazi, në Ditën e Baballarëve, shumë burra protestuan në të ashtuquajturën “trekëndësh i pushtetit” për të kërkuar të drejta të barabarta në rritjen e fëmijëve të tyre pas divorcit. Ata këmbëngulën që nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Familjes, të arrihet prindërimi i përbashkët dhe kështu fëmijët të mund të jetojnë edhe me baballarët e tyre.
"Qëllimi i prindërimit të përbashkët është futja e rregullave të detyrueshme që pengojnë njërin prej prindërve të dominojë dhe konflikti mes tyre të paracaktojë se ku duhet të jetë fëmija," shpjegoi avokati Karlo Lukanov. Sipas tij, prindërit e fëmijëve të ndarë duhet të jenë në gjendje t'i rrisin ata në mënyrë të barabartë, siç bëhet tashmë në shumë vende.
Mbi 50 000 nëna dhe baballarë në vendin tonë dhe po aq fëmijë vuajnë nga tjetërsimi prindëror, tha Sllavi Nestorov, themelues i fondacionit “Prindërimi i Përbashkët”, i cili ishte organizator i protestës.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..