Për të dymbëdhjetën vit radhazi, në Ditën e Baballarëve, shumë burra protestuan në të ashtuquajturën “trekëndësh i pushtetit” për të kërkuar të drejta të barabarta në rritjen e fëmijëve të tyre pas divorcit. Ata këmbëngulën që nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Familjes, të arrihet prindërimi i përbashkët dhe kështu fëmijët të mund të jetojnë edhe me baballarët e tyre.
"Qëllimi i prindërimit të përbashkët është futja e rregullave të detyrueshme që pengojnë njërin prej prindërve të dominojë dhe konflikti mes tyre të paracaktojë se ku duhet të jetë fëmija," shpjegoi avokati Karlo Lukanov. Sipas tij, prindërit e fëmijëve të ndarë duhet të jenë në gjendje t'i rrisin ata në mënyrë të barabartë, siç bëhet tashmë në shumë vende.
Mbi 50 000 nëna dhe baballarë në vendin tonë dhe po aq fëmijë vuajnë nga tjetërsimi prindëror, tha Sllavi Nestorov, themelues i fondacionit “Prindërimi i Përbashkët”, i cili ishte organizator i protestës.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..