Për të dymbëdhjetën vit radhazi, në Ditën e Baballarëve, shumë burra protestuan në të ashtuquajturën “trekëndësh i pushtetit” për të kërkuar të drejta të barabarta në rritjen e fëmijëve të tyre pas divorcit. Ata këmbëngulën që nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Familjes, të arrihet prindërimi i përbashkët dhe kështu fëmijët të mund të jetojnë edhe me baballarët e tyre.
"Qëllimi i prindërimit të përbashkët është futja e rregullave të detyrueshme që pengojnë njërin prej prindërve të dominojë dhe konflikti mes tyre të paracaktojë se ku duhet të jetë fëmija," shpjegoi avokati Karlo Lukanov. Sipas tij, prindërit e fëmijëve të ndarë duhet të jenë në gjendje t'i rrisin ata në mënyrë të barabartë, siç bëhet tashmë në shumë vende.
Mbi 50 000 nëna dhe baballarë në vendin tonë dhe po aq fëmijë vuajnë nga tjetërsimi prindëror, tha Sllavi Nestorov, themelues i fondacionit “Prindërimi i Përbashkët”, i cili ishte organizator i protestës.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..