Bullgaria nuk pranon kushte shtesë në lidhje me refugjatët nga Siria dhe Afganistani. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Kalin Stojanov para BNR-së për kthimin e emigrantëve në vendin tonë sipas rregulloreve evropiane dhe në lidhje me hyrjen tonë në zonën Shengen nga ajri dhe deti.
“Angazhimi i vendit tonë ka të bëjë me detyrimet sipas Rregullores së Dublinit – përgjegjësitë e shtetit me hyrjen e parë në Bashkimin Evropian”, saktësoi ministri. Sipas tij, Bullgaria nuk pranon dhe nuk mund të pranojë njerëz, për të cilët nuk është përgjegjës, shtoi ai.
Sipas Kalin Stojanov, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një punë pozitive në lidhje me migrimin ilegal dhe situata në kufirin bullgaro-turk ka qenë jashtëzakonisht e qetë gjatë muajve të fundit. Ai pret që vendi ynë deri në fund të vitit të marrë një datë për përfundimin e kontrollit tokësor brenda BE-së.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..