Po marr përsipër të kryej një inspektim shumë kompleks të burimeve të ndotjes së ajrit në Ruse, premtoi ministri i ekologjisë Julijan Popov në një takim me qytetarët në qytetin e Danubit. Qëllimi i vizitës ishte kërkimi i zgjidhjes së problemit të ndotjes kronike të ajrit së bashku me pushtetin vendor dhe institucionet shtetërore.
Arkitekti Dragomir Stojanov prezantoi në takim faktet që tregojnë se fabrika e pastrimit të një kompanie të prodhimit të aluminit nuk është ndërtuar si duhet, nuk funksionon dhe e ndot ajrin.
Kryetari i shoqatës "Merr frymë, Ruse", Rostisllav Kandillarov, kërkoi mekanizëm për mbylljen e industrive ndotëse.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..