Nëse ju pëlqen roku me aromë skate punk, reggae etj., duhet patjetër të njiheni me Nana & The Gang - një nga grupet “më të freskëta” bullgare. Ai u krijua në vitin 2008, fillimisht si “5-to çuvstvo” (“Ndjenja e 5-të”), nga Ilijana Jordanova. Emri Nana & The Gang lindi më vonë dhe vjen nga pseudonimi i fëmijërisë së Ilijana - Nana, ndërsa "banda" është një shenjë e frymës rebele në kolektivin e vogël, por të lidhur ngushtë krijues. Që atëherë e deri më tani ata kanë performuar vetëm me muzikë origjinale, të ofruar në mënyrë argëtuese dhe me një dozë të madhe pozitivizmi.
Pyetjes pse pikërisht “Qetë”, pasi gjithçka është kaq e zhurmshme dhe plot ngjyra kohët e fundit, gjë që fatkeqësisht po bëhet normë, Nana iu përgjigj:

"A e dini se çfarë është në të vërtetë drama? - Se ne jemi të qetë në klithma dhe në zhurmë. Këto klithma dhe kjo zhurmë janë kaq të kota. Njerëzit nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin, nuk dinë t'i thonë njëri-tjetrit të vërtetën nga frika se mos ofendojnë apo prekin njëri-tjetrin. Nuk ka nxehtësi – atë nxehtësi vite më parë, madje edhe në kohën tonë - në vitet '90. Që nga vitet '90 e këndej, njerëzit po bëhen gjithnjë e më antisocialë, gjithnjë e më shumë u pëlqen të jetojnë vetë.”
Por megjithatë, Ilijana është optimiste – sipas saj, kjo mund të ndryshohet përmes artit dhe kur artistët flasin. Ajo është plotësisht e bindur se arti do të shpëtojë botën.
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal