Tre herë më pak presion migrimi nga fillimi i vitit deri më 20 mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, njoftoi ministri i brendshëm në dorëheqje Kalin Stojanov gjatë kontrollit parlamentar. Ai saktësoi se nga fillimi i vitit deri më 20 mars, afro 6000 persona tentuan ilegalisht të kalojnë kufirin bullgaro-turk dhe për të njëjtën periudhë të vitit 2023 numri i tyre ishte mbi 18 000. “Ka një tendencë të vazhdueshme të uljes së presionit të migrimit drejt Bullgarisë. Në 24 orët e fundit kufirin bullgaro-turk e kaluan ilegalisht 40 persona dhe në të njëjtën datë vitin e kaluar kufirin e kaluan 482 persona. D.m.th. dje kemi 10 herë më pak migrantë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën datë”, sqaroi ministri. Ai bëri të ditur se nga 1 janari deri më 5 mars, në Bullgari u kthyen 189 emigrantë me Rregulloren e Dublinit dhe 140 u ripranuar.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..