Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (NIMH) kanë krijuar një faqe ku përdoruesit mund të shohin parashikimin e ndotjes së ajrit me grimcat e imta të pluhurit. Cilësia e ajrit atmosferik në Bullgari vazhdon të jetë një problem i rëndësishëm për një sërë qytetesh, kryesisht për shkak të niveleve të tepërta të grimcave të imta të pluhurit, dhe në disa vende edhe për shkak të përqendrimeve të larta të dioksidit të azotit, dioksidit të squfurit ose ozonit - theksojnë autorët e platformës. “Nevoja gjithnjë në rritje për informacion na shtyu të krijojmë një faqe të tillë, në të cilën mund të vizualizohen parashikimet për grimcat e imta të pluhurit të madhësive të ndryshme, duke përfshirë pluhurin e shkretëtirës”, thotë Dr. Anastasija Stojçeva nga NIMH.

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...