Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para konferencës në Sofje për sigurinë në Detin e Zi. Jemi në prag të dërgimit të dy pakove me ndihma për Ukrainën, të cilat tashmë kanë miratimin e parlamentit, tha ministri dhe shtoi se transportuesit e blinduar tashmë janë nisur për në Ukrainë.
“Nuk mund të flasim për sigurinë e Detit të Zi derisa agresioni rus në Ukrainë vazhdon”, tha Zaprjanov, duke shpjeguar se Deti i Zi është një korridor për lidhje dhe tregti midis Evropës dhe Azisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme ekonomike. Më shumë se 70% e tregtisë së jashtme bullgare realizohet nga deti, e njëjta gjë vlen edhe për Rumaninë dhe Ukrainën, shpjegoi Zaprjanov.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..