Riparimi i shumëpritur në shkallë të gjerë dhe restaurimi i pamjes dhe funksioneve origjinale të ndërtesës të njohur si "Halite" në Sofje tani ka përfunduar. Vizitorët e parë do të mund të hyjnë dhe të blejnë atje më 23 maj. Kjo u raportua për BNR nga përfaqësues të zinxhirit të hipermarketeve, të cilët në vitin 2021 blenë ndërtesën emblematike. Vlera totale e investimit aktual i kalon 50 milionë leva dhe projekti është plotësisht në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme dhe Ministrisë së Kulturës.

Foto: Ani Petrova - BNR, sofia-hali.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...