Presidenti Rumen Radev ishte bashkë-pilot në një avion luftarak F-16 të pilotuar nga një pilot italian. Fluturimi demonstrues nga baza ajrore “Graf Ignatievo” zgjati 40 minuta.
“Fluturimi me F-16 më ktheu në vitin 2005, kur me gjeneralin Clark, asokohe kapiten, fluturonim në një avion të tillë. Atëherë unë isha komandant i bazës ajrore “Graf Ignatievo” dhe bashkëpunimi gradual filloi pas pranimit tonë në NATO. ", tha Radev.
Ai kujtoi se falë bashkëpunimit me SHBA-në "ne kemi përvetësuar shumë taktika, teknika dhe procedura moderne, kemi përvetësuar të gjitha kapacitetet e MiG-29 dhe pilotët tanë janë shumë të mirë, si kolegët e tyre amerikanë.
Radev shprehu besimin se me blerjen e F-16 Block 70 do të hiqen një sërë kufizimesh teknike për aviacionin bullgar. “Për të shfrytëzuar kapacitetet e plota të këtij avioni të mrekullueshëm, do të duhet të vazhdojmë bashkëpunimin me pilotët nga baza ajrore “Aviano”, shtoi kreu i shtetit.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..