Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999% (partia "Veliçie") për shkak të mungesës së 21 votave. Kështu thuhet në një qëndrim të Këshillit Publik drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 27 tetor.
Rasti i mëparshëm më i afërt i tillë ishte rezultati i NFSB-së (Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë) në vitin 2013 me 3.7% të fituar, por kjo përqindje përfshinte mbi 10 500 vota të pamjaftueshme. Vihet re se një sasi kaq e vogël votash është e rendit të gabimeve të paqëllimta të bëra nga Komisioni Seksional Zgjedhor gjatë hartimit përfundimtar të protokollit, por nuk mund të përjashtohen еdhe gabimet e qëllimshme. Theksohet se gabime të tilla nuk do të lejoheshin në një votim makinerie.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev sot ka raportuar se shteti ka menaxhuar me sukses organizimin e zgjedhjeve. “48 përfaqësues të popullit janë në të drejtën e tyre për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve dhe Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse do të ketë anulim apo jo, në varësi të provave që do t'i ofrohen”, tha Gllavçev për mediat i bindur se të gjitha dyshimet për procesin zgjedhor duhet të hiqen.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..