4
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një gji të vogël, afër skajit verilindor të ishullit, në bregun shkëmbor arritën dy varka, me të cilat grupi i ushtarëve dhe Prof. Ljubomir Ivanov, u bënë bullgarët e parë që shkelën në ishullin Smith. Historia dhe gjeografia e ishullit është shumë komplekse. Maja e tij më e lartë ngrihet në 2105 m. Ka vetëm dy ose tre zbarkime të dokumentuara në ishullin Smith. Pritet një zbritje e dytë me një grup më të madh shkencëtarësh, gjeologësh, sizmologësh, biologësh për të mbledhur mostra për studimin e këtij gjiganti ishullor të paeksploruar, raporton BTA.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..