Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin Predoju dhe të Hungarisë - Shandor Pinter, si dhe një delegacion i kryesuar nga Franc Ruf - drejtor i përgjithshëm i sigurisë publike i Ministrisë Federale të Brendshme të Austrisë, mbërritën në vendin tonë enkas për këtë ngjarje. Në ceremoninë zyrtare, ministri i brendshëm bullgar Daniell Mitov tha se kontingjenti i përbashkët është një shenjë e solidaritetit të vërtetë evropian. “Emigrantët dhe kontrabandistët nuk kanë asnjë shans në kufirin bullgaro-turk”, theksoi ai në nënshkrimin e marrëveshjes për kontingjentin e përbashkët. Sipas Mitovit, fluksi i refugjatëve nëpër vendin tonë është në rënie, njofton BNR Stara Zagora.
Vendosja e kontingjentit të përbashkët në kufirin tonë me Turqinë u ra dakord në dhjetor 2024 dhe u regjistrua në një deklaratë të përbashkët të ministrave të brendshëm të katër vendeve në takimin e tyre në Budapest. Mitov theksoi se nuk ka afat për kontingjentin e përbashkët.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..