Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje të pasur gazetareske, duke përfshirë programe për diasporën bullgare, si dhe për të huajt në Bullgari dhe jashtë saj. Ne jemi aktivë në mediat sociale në 11 gjuhë, duke komunikuar me dëgjuesit tanë përmes platformave moderne dixhitale. Dhe për ekipin tonë të vogël, shpërblimi më i madh është besimi dhe dashuria e dëgjuesve dhe përdoruesve tanë të shumtë nga e gjithë bota.

Në fillim të viteve 1990, "Transmetimet për jashtë vendit" u shndërruan në "Radio Bullgaria", por në vitet në vijim u mbyllën disa redaksi gjuhësore, duke përfshirë programet në italisht, portugalisht dhe arabisht. Faqja e parë e Radio Bullgarisë u hap në vitin 2004 me informacion në 11 gjuhë, në mënyrë që të arrijë një audiencë edhe më të gjerë. Sot po vazhdojmë t'i tregojmë botës për vendin tonë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht, rumanisht dhe bullgarisht me zë, tekst dhe imazh.
Ekipi i vogël i Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë shpreh mirënjohjen e madhe për të gjithë miqtë e saj shqipfolës në mbarë botën.
Të dashur miq, ju falënderojmë për besimin!
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...