Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje. Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit mbajti një fjalim dhe vendosi kurorë lulesh.
Qindra banorë dhe mysafirë të qytetit Pleven, pavarësisht të ftohtit, u renditën para monumentit të Vasil Levskit për të bërë homazhe në kujtim të heroit dhe për të vendosur lule.

Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes mori emrin e Vasill Levskit. Kjo u bë e mundur pasi kreu i shtetit nxori një dekret për këtë.
Mbi 100 fëmijë morën pjesë në Konkursin Tradicional "Kërcimi i luanit" në Shkollën e Mesme të Specializuar të Shkencave Natyrore-Matematikore "Vasill Levski" në Smoljan. Nxënësit garuan në kërcim trehapësh dhe kërcim nga vendi, vrapim dhe stafetë në kuadër të manifestimeve kushtuar 152 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë.

Gjithashtu u shpall se po fillon ndërtimi i rrugës turistike “Rruga e Levskit”. Itinerari do të fillojë nga qyteti Trojan në malin Stara Pllanina, do të lidhë Bullgarinë Veriore dhe Jugore. Parashikohet që ai të kalojë nëpër vende që lidhen me veprën e Apostullit të Lirisë.
Foto: BTAQyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..