Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve dhe përfaqësuesve të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
"Me hapjen e zyrës së shoqatës, ne do të kemi një vend ku bashkëqytetarët tanë mund të vijnë dhe të mësojnë për vetë shoqatën, por edhe për kulturën, traditat dhe sistemin arsimor në Bullgari. Sepse vetëm në këtë mënyrë, duke mësuar për njëri-tjetrin, do të fillojmë të respektojmë më shumë njëri-tjetrin dhe të eliminojmë ndikimet negative dhe paragjykimet e së kaluarës, vuri në dukje kryetari i shoqatës Ljupço Joshevski.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..