LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim prej vitesh si pjesë e Grupit Vokal të Fëmijëve BON-BON. I shohim shpesh në skena të mëdha krahas disa prej këngëtarëve më të njohur në vendin tonë. Pavarësisht angazhimet e shumta, Jana dhe Elizabet arrijnë të gjejnë kohë për këngët e tyre origjinale - si "Fak[t]", e cila u shfaq në fund të 2024-ës. Për mesazhin e këngës “Fakt”, vajzat nga LATIDA thonë:
“Kënga ka të bëjë me zhgënjimet që ndjemë nga njerëzit që largohen nga jeta jonë – ata mund të ishin miq, mund të ishin partnerë. Ne duam të zgjedhim t'i falënderojmë këta njerëz për mësimet që na kanë dhënë. Të mos i dorëzohemi hidhërimit të humbjes dhe ta mbajmë brenda vetes si një barrë, por krejt e kundërta – të ruajmë vetëm kujtimet e mira që të mund të ecim përpara me lehtësi."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/LATIDAZëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal