Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në kryeqytet do të jetë rreth 15°.
Në zonat malore do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 10°, në 2000 m rreth 4°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 10-13°. Temperatura e ujit të detit është 5-6°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.
Të enjten mbetet e ngrohtë dhe me diell me temperatura pranverore. Vlerat ditore në shumë zona do të arrijnë pothuajse 20°.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..