Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë, pa erë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 17°.
Në zonat malore do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 13°, në 2000 m rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9° në Kepin Kaliakra deri në 17° në Varna. Temperatura e ujit të detit është 5-6°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.
Të premten ngrohja do të vazhdojë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4°, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 20°.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..